LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit për këtë javë

Parashikimi i motit për këtë javë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se java e parë e qershorit vazhdon me kushte po thuajse të ngjashme meteorologjike, për sa i përket temperaturave dhe reshjeve.

IHK njofton se nga e mërkura parashihen masa të ngrohta të ajrit të cilat do të vijnë nga jugperëndimi i kontinentit, duk bërë që grafiku në fushat termike të shënojë rritje në të dy vlerat ekstreme.


“Një qershori është dita kur fillon stina e verës meteorologjike, kështu që ditët parashihen të jenë më të gjata dhe më të nxehta, ndërsa nga dita e enjte reshjet do të pushojnë për të vazhduar javën tjetër, por me intensitet më të dobët në sasi”, thuhet në njoftimin  e IHK-së.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s.

Sasitë e reshjeve gjatë muajit maj u regjistruan nga 25 deri 70 litër për metër katror, ndërsa temperaturat më të larta gjatë muajit maj u regjistruan në qytetet: Prizren, Gjakovë dhe Prishtinë me 33 gradë Celsius, që janë dukshëm mbi vlerat e mesatareve të viteve paraprake. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori