LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë
Foto: Ilustrime

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë fundjavës vendi ynë do të jetë nën ndikimin e fushave anticiklonike, por jostabile.

Të shtunën, nuk parashihet të ketë reshje përpos në kryeqytet me rrethinë parashikohen reshje të izoluara, kryesisht në pjesën e dytë të ditës, kurse pjesët tjera të territorit mbetën nën ndikimin e rrezeve të diellit dhe vranësirave kalimtare.


Të dielën fillimisht moti do të jetë me intervale të shkurta me diell, por më vonë, pritet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat nuk do të jenë stabile dhe për pasojë parashihen të sjellin reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.

Kushtet biometeorologjike mbeten të mira, për shkak të prezencës aktive të këtyre elementeve meteorologjike.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s, ndërsa në Dukagjin shpejtësia e erës do të jetë nga 1-16 m/s. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori