Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë do të ketë reshje bore.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje bore në viset malore, ndërsa në vise të ulëta reshje shiu dhe bore.

Të enjten mot i vranët dhe i qetë. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius”, njofton IHMK.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s. /Telegrafi/