LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit në Shqipëri

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte Shqipëria do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme shoqeruar me masa ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare dhe të dendura.

Në orët e para të 24-orëshit përgjatë Ultësirës Perëndimore kryesisht në qarqet Lezhë, Shkodër e pjesërisht në Durrës reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar dhe lokalisht të lartë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe bresher deri në orët e para të mëngjesit.


Më pas intensiteti i reshjeve do të jetë më i ulët.

Për pjesën tjetër të ditës deri në orët e mbrëmjes reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme me intenistet të ulët. Reshjet e shiut nuk do të prekin kryesisht pjesën juglindore të territorit. Në orët e mbrëmjes reshjet ndërpriten në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperendim me shpejtësi mesatare 1-8m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe lugina në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi 10m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 12 deri në 29 gradë Celsius. /Telegrafi/