Është më shumë se një sfidë gjigantësh. Më shumë se një përballje e skuadrave në krye të tabelës. Është më shumë se sa përballje mes dy ekipeve më të mëdha italiane. Kjo është një luftë, luftë pa fund...për nder. Shumë hesape të pa sqaruara nga viti 2006 kanë klubi më i ndershëm italian dhe klubi më i trofeshëm në Apenine. Por, a ka më mirë se sa sqarimet të bëhen në fushëbetejë?
Vendi: Stadiumi Giuseppe Meazza, Milano
Koha: E shtunë, 14 shtator – ora 18:00
Inter
Interi është ekipi të cilit i frikësohet më së shumti Zonja e Vjetër. Befasia që mund të paraqesë Interi u tregua nëntorin e vitit 2012, kur Nerazzurët e ndërprenë serinë prej 49 ndeshjeve pa humbje të Bianconerëve – dhe tani pas një sezoni katastrofik ku përfundoi në pozitën e nëntë, Interi ka befasuar në fillim-sezon duke mos pranuar asnjë gol të vetëm, e gjithë kjo falë punës së Walter Mazzarrit, i cili pa kurrfarë dyshimi se i bën zikaltrit një fuqi në të cilën duhet llogaritur këtë sezon.
Nerazzurët në këtë ndeshje do të paraqiten me formacionin më të fortë të mundshëm. Diego Milito është kthyer nga lëndimi dhe pritet të paraqitet në pjesën e dytë, teksa starti mund t’i besohet Mauro Icardit, njeriut i cili i vetmuar mposhti dy herë Bianconerët vitin e kaluar. Në këtë ndeshje do të mungojë kapiteni legjendar, Javier Zanetti, por atë deri tani e ka zëvëndësuar për mrekulli lojtari që u nënvlerësua, Jonathan.
Formacioni i Interit (3-5-1-1): Handanovic, Campagnaro, Ranocchia, Juan, Nagatomo, Guarin, Cambiasso, Kovacic, Jonathan, Alvarez, Palacio.
Handanovic
Campagnaro – Juan – Ranocchia
Jonathan – Cambiasso – Kovacic – Guarin – Nagatomo
Alvarez
Palacio
Forma e Interit
Catania 0:3 Inter
Inter 2:0 Genoa
Inter 4:0 Cittadella
Real Madrid 3-0 Inter
Juventus 1-2 Inter (pas penaltive)
Juventus
Kampioni i Italisë hyn në këtë sfidë me motivim të madh dhe formë të fascinuar. Bianconerët e filluan me trofe këtë sezon pas fitores ndaj Lazios në Superkupë dhe në fillim-sezon e deklasuan sërish Lazion në Juventus Arena, për të dëshmuar formën e lartë jo vetëm ekipore, por edhe individuale të disa lojtarëve.
Barzagli është i dëmtuar, ashtu sikurse Caceres dhe Vucinic dhe kështu pritet që në mbrojtje të startojë Angelo Ogbonna. Sulmi juventin do të ketë përkrahjen e një super-mesfushe të përbërë nga Pirlo-Vidal dhe Pogba, që të gjithë në formë të lartë, teksa majen e sulmit do ta përbëjnë Carlos Tevez dhe Fabio Quagliarella.
Formacioni i Juventusit (3-5-2): Buffon, Ogbonna, Bonucci, Chiellini, Asamoah, Pogba, Pirlo, Vidal, Lichtsteiner, Quagliarella, Tevez.
Buffon
Ogbonna – Bonucci – Chiellini
Asamoah – Vidal – Pirlo – Pogba – Lichtsteiner
Tevez – Quagliarella
Forma e Juventusit
Juventus 4:1 Lazio
Sampdoria 0:1 Juventus
Juventus 4:0 Lazio
Juventus 1:2 Inter (pas penaltive)
Juventus 1-3 LA Galaxy
Duelet direkte
Juventus 1:2 Inter (pas penaltive fitoi Interi – miqësore)
Inter 1:2 Juventus (Serie A)
Juventus 1:3 Inter (Serie A)
Juventus 2:0 Inter (Serie A)
Inter 1:2 Juventus (Serie A)
Lojtarët kryesorë
Rodrigo Palacio
Sulmuesi argjentinas është në formë të lartë. Ai ka shënuar në të trija ndeshjet zyrtare të këtij sezoni që i ka fituar Interi. Prezenca e tij në sulm është rreziku permanent për portën juventine.
Paul Pogba
Carloz Tevez? Arturo Vidal? Ndoshta kanë statistika më të mira, por edhe Walter Mazzarri e di se Paul Pogba është rreziku më i madh. Mprehtësia që ka treguar talenti i ri francez, vizioni i madh në lojë dhe rrezikshmëria nga distanca, e bëjnë atë njeriun kryesor që do të krijojë dhe bëjë rreziqe para portës Zikaltër.
Epilogu
Ndeshja pritet të jetë një manifest i jashtëzakonshëm, përballje tipike për këto dy klube. 85 mijë bileta janë shitur, katër mijë prej të cilave do të jenë juventine në stadiumin e Interit.
Kjo e bën ndeshjen tejet të nxehtë nga fillimi dhe Interi do të kërkojë balancat qysh në fillim, duke shfrytëzuar shpirtin kreativ të Kovacic dhe formën e lartë të Ricky Alvarez për të shpërthyer drejt Palacios.
Përbërja e Juventusit është e frikshme dhe Bianconerët pritet të shënojnë në Meazza, por kjo nuk do të jetë e mjaftueshme nëse marrim parasysh se Interi luan para tifozëve të vet dhe motivi do të jetë më i madh për zikaltrit, pa lënë anash as formën briliante të njerëzve të Mazzarrit.
Parashikimi: Inter 2-1 Juventus
Çfarë mendoni ju, a do të ndikojnë tifozët dhe motivi i lojtarëve që ta fitojnë derbin e fundit të Morattit si president i Interit? Apo Juventusi thjesht do të jetë i pa përmbajtshëm? Bashkangjituni në debatin e hapur në hapësirën për komente…
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin – situata para ndeshjeve të fundit
Juventus bën një tjetër goditje – Renato Veiga vishet bardhezi
Barcelona është në rrugën e duhur që të sigurojë të ardhura prej 50 milionë euro nga Liga e Kampionëve
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
I "uritur" për më shumë minuta - Arda Guler pajtohet t'i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
"Vjedhja e sezonit" - si iu mohua Benficas penalltia sekonda para se Raphinha ta shënonte golin e fitores
"Favoriti sekret" i Ballakut për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon - do ta trondiste botën e futbollit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar