LAJMI I FUNDIT:

Paraqitje solide e Kosovës në Bullgari

Paraqitje solide e Kosovës në Bullgari

Përfaqësuesja e Kosovës në mundje, ka pasur një prezantim solid në Zagora të Bullgarisë, në turneun ndërkombëtar.

Në këtë turne të karakterit ndërkombëtar pjesëmarrës ishin nëntë shtete, madje pjesë e këtij evenimenti ishin edhe garuesit nga Amerika.

Kosova në këtë aktivitet u paraqit me shtatë mundës, Denis Krasniqi, Burim Kastrati, Alban Delijaj, Fadil Kalisi, Liridon Hasani, Ramiz Huneli dhe Drilon Syla.

“Drilon Syla ishte shumë afër për të marr medalje të bronztë, por të njëjtën nuk e lejoj edhe gjyqtari i cili e dëmtoi rëndë duke mos i dhënë pik të pastra. Pas kësaj u ankua edhe trajneri i përfaqësueses Ferat Ramadani, por kjo nuk u mor parasysh aspak dhe fitorja iu dha bullgarit”, është thënë në njoftimin e Federatës së Mundjes së Kosovës (FMK).


Sipas këtij njoftimi, afër medaljes ishte edhe Liridon Hasani, derisa mundësit tjerë fituan nga një luftë.

“Ky aktivitet ishte shumë i fuqishëm pasi në të morën pjesë 9 shtete, që mundësit e tyre i testonin para kampionatit evropian, ndërkohë për bullgarët e njëjta ka qenë zgjedhore. Jam i kënaqur pjesërisht nga garuesit tonë edhe pse të njëjtit kanë mundur edhe më shumë nëse referimi do ishte më i mirë ndaj mundësve tonë. Aktiviteti ynë i ardhshëm është në muajin e ardhshëm kur do të paraqitemi në turneun e Athinës”, ka përzgjedhësi i përfaqësues sonë, Ferat Ramadani.

Pjesë e këtij turneu ka qenë edhe sekretari i FMK-së, Genc Fazlija i cili falënderoi MKRS përkatësisht Departamentin e Sportit për mbështetje financiare. /KP/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori