LAJMI I FUNDIT:

Paraqitje mbresëlënëse e Romës, forcon pozitën e dytë (Video)

Paraqitje mbresëlënëse e Romës, forcon pozitën e dytë (Video)

Roma është duke vazhduar përpjekjet për titullin e Serie A. Giallorossët kanë regjistruar fitore prej 4-1 kundër Torinos në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të kampionatit italian.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 10-të, kur Edin Dzeko me një goditje nga jashtë zonës e mposhti portierin Hart.

Edin Dzeko e zhbllokoi rezultatin

Nuk kaloi shumë kohë dhe Mohamed Salah e dyfishoi epërsinë (17’). Me epërsi prej dy golash, vendasit shkuan në pushim.


Leandro Daniel Paredes ishte fantastik me një goditje të pandalshme në pjesën e dytë, e cila u ndal vetëm në rrjetë (65’).

Golin e nderit për skuadrën mysafire e shënoi Maxi Lopez kur po afrohej fundi i takimit (84’).

Pas një asistimi të bukur të Francesco Tottit, Radja Nainggolan e vendosi rezultatin përfundimtar në minutat shtesë.

Me këtë fitore, Roma mbetet e dyta në tabelë me 56 pikë, shtatë më pak se lideri Juventus. Në xhiron e ardhshme, Giallorossët luajnë kundër Interit në derbin e javës së 26-të. /Telegrafi/

https://twitter.com/sean_mcfc/status/833364027048882177

https://www.youtube.com/watch?v=ACwxL3-s12U

https://www.youtube.com/watch?v=_CwmajgvQHU

Në trend Sport

Më shumë
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Përfaqësueset
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Barcelona e gatshme të shesë dy yjet e ekipit, drejtuesit madje kanë gjetur zëvendësuesit e tyre

Barcelona e gatshme të shesë dy yjet e ekipit, drejtuesit madje kanë gjetur zëvendësuesit e tyre

La Liga
Numrat prapa ndeshjeve të Zhegrovës, Muslijës dhe Muricit me Kosovën

Numrat prapa ndeshjeve të Zhegrovës, Muslijës dhe Muricit me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori