Parandaloni mykun duke përdorur një metodë të thjeshtë gjermane

Shumë njerëz po zbulojnë një metodë të thjeshtë gjermane për të luftuar lagështinë dhe mykun në shtëpi, dhe janë habitur nga sa efektive dhe e lehtë është.
Organizata britanike e konsumatorëve Which? e ndau këtë këshillë në rrjetet sociale, përmes një videoje në Instagram.
Metoda quhet “Stoßlüften”, që do të thotë “ajrosje me shok”.
Kjo teknikë konsiston në hapjen e të gjitha dritareve të shtëpisë për pesë minuta, dy herë në ditë, pavarësisht motit jashtë.
Ideja është që ajri i ngrohtë dhe i lagësht brenda të zëvendësohet shpejt me ajër të ftohtë dhe të thatë nga jashtë.
Pasi dritaret mbyllen, temperatura në shtëpi kthehet shpejt në nivel të rehatshëm, por lagështia është larguar dhe nuk do të kondensohet më në mure apo dritare, duke parandaluar krijimin e mykut.
Videoja ka arritur miliona shikime dhe mijëra pëlqime, ndërsa shumë komentues e kanë quajtur këtë një këshillë shumë të dobishme dhe pa kosto.




















































