LAJMI I FUNDIT:

Parandalohet kontrabandimi i biskotave “Plazma” të Serbisë

Parandalohet kontrabandimi i biskotave “Plazma” të Serbisë

Policia e Kosovës ka njoftuar të premten se në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra.

Sipas njoftimit, në datën e lartcekur në hyrje të fshatit Novosellë të Kamenicës është vërejtur një veturë e dyshuar me targa vendore e cila ishte duke lëvizur nga Serbia përmes Breznicës.


Gjatë kontrollit të automjetit të lartcekur është vërejtur se i njëjti kishte të ngarkuar 35 pako me gjithsej 720 kuti të biskotave plazma, për të cilat nuk kishte asnjë dokument përkatës dhe të njëjtat ishin me prejardhje nga Serbia.

“Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli i kontrabanduar është sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor-Dheu i Bardhë”, thuhet në komunikatën për media. /Telegrafi/