“Paralelja shqipe”, Komuna e Gazi Babës premton objekt të ri shkollor në Idrizovë

Kthesë e papritur në problemin me hapjen e paraleles shqipe në Idrizovë. Komuna e Gazi Babës pas refuzimit që i bëri kërkesës për hapjen e paraleles shqipe pranë shkollës fillore “Njegosh” në lagjen e Jurumlerit, sot ka dalë me vendimin për ndërtimin e një shkolle të re në Idrizovë ku do të kalonin të gjitha paralelet me mësim në gjuhën shqipe, pra mësimi do të zhvillohej nga klasa e parë deri në të nëntën, që përfshijnë afër 100 nxënës. Vendimi u njoftua pas një takimi mes kryetarit të komunës, Boris Georgievski, deputetit të LSDM-së, Muhamed Zeqiri dhe përfaqësuesit të këshillit të prindërve, Rizvan Seferi. Georgievski ndërtimin e shkollës e ka paraparë në afat prej tre muajsh, respektivisht gjysmë vjetori i dytë i shkollës të fillojë në objektin e ri. Parcela për shkollën e re tashmë është caktuar dhe është në pronësi të komunës.
“Detyra jonë si komunë është që ti dorëzojmë të gjitha dokumentet e nevojshme në Ministrinë e Arsimit, ndërsa kjo e fundit në bazë të standardeve dhe kushteve është e obliguar që në një afat sa më të shkurtër ti mundësoj të gjitha kushtet, ndërtim dhe rikonstruim të një shkolle fillore që duhet të ndërtohet nga themeli në vendbanimin Idrizovë. Në këtë mënyrë do të kemi më së paku 4 ose pesë kabinete për mësim, plus zyra e arsimtarëve, elemente shoqëruese si pjesë e shkollës si dhe pajisje të re për gjithë shkollën periferike”, deklaroi Boris Georgievski, kryetar i komunës Gazi Babë.
Deputeti, Muhamed Zeqiri tha se për këtë propozim është punuar një kohë të gjatë dhe me këtë do të ketë një zgjidhje të përhershme të arsimimit për banorët shqiptarë të Idrizovës. Pavarësisht se në këtë takim nuk kishte përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Zeqiri tha se edhe ky institucion do të ketë pjesën e vet për zgjidhjen e këtij problemi.
“Nuk është puna se e ka bë deputeti zgjidhjen apo dikush tjetër vet, kjo zgjidhje nuk zgjidhet vet, këtu bën pjesë edhe Ministria e Arsimit që ka detyrën e vet që duhet ta kryej, kryetari I komunës. Deri tash unë nuk kam dal në mediume të flas, është hera e parë që dal të flas, kjo do të thotë se unë kam punuar, jo para mediumeve, por kam punuar atje ku e kam vendin të punoj me njerëzit që i përfaqësojnë institucionet që të vijmë deri në një propozim konkret që ta zgjidhim problemin”, tha Muhamed Zeqiri, deputet I LSDM-së.
Zgjidhja e propozuar të shtunën do t’i prezantohet banorëve të fshatit Idrizovë të cilët edhe do të thonë fjalën e fundit nëse do të pranojnë apo do të mbetën në kërkesën për të ndjekur mësimin në shkollën amë në lagjen e Jurumlerit. Nga këshilli I prindërve në këtë takim presin praninë edhe të ministrit të arsimit.
“Shpresojmë që edhe ministri do të marrë pjesë para gjithë fshatit. Në qofte se me të vërtet për tre muaj, para gjysmë-vjetorit bëhet ky objekt atëherë ne do të pajtohemi. Nuk po foli prej tash, por shpresoj që do të pajtohen të gjithë. Por, nëse nuk bëhet, nuk zgjidhet problem, nuk bëhet objekti, atëherë e dimë të gjithë se çka do të ndodhë pas kësaj procedure”, u shpreh Rizvan Seferi, përfaqësues i prindërve.
Nga Ministria e Arsimit u shprehën se akoma nuk janë njoftuar me propozimin e ri të Komunës Gazi Babë por duke shtuar se janë të gatshëm të ndihmojnë në përshpejtimin e çdo procedure që ka të bëj me ndërtimin e shkollës së re. Iniciativa për ndërtimin e një shkolle të re në Idrizovë është nisur që para nje dekade por kurrë nuk është përfillur nga institucionet përkatëse. Për këtë nismë të atëhershme ishte dhuruar edhe tokë për ndërtimin e një objekti të ri, por edhe ajo nuk u mor seriozisht nga udhëheqësia e kaluar e Komunës Gazi Babë./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës