Paralajmëron Netanyahu: Hezbollahu do të paguajë një çmim shumë të lartë


Kryeministri i Izraelit sapo ka bërë një deklaratë.
Benjamin Netanyahu filloi duke u shprehur "ngushëllime të përzemërta" familjeve të një komandanti dhe tre luftëtarëve.
"Pas sulmit të urryer nga Hezbollahu, i cili ishte një shkelje flagrante e armëpushimit, mbrëmë i dhashë udhëzime IDF-së që të godasë Hezbollahun me forcë të plotë", shtoi ai.
"IDF sulmoi më shumë se 80 objektiva terroriste dhe eliminoi dhjetëra terroristë. Më pas, IDF goditi selinë e Hezbollahut në Luginën Bekaa këtë mëngjes", deklaroi Netanyahu.
“Izraeli nuk do të tolerojë sulme ndaj ushtarëve tanë ose territorit tonë dhe do t’i kërkojë Hezbollahut një çmim shumë të lartë për këto sulme”, paralajmëroi kryeministri izraelit.
"IDF do të veprojë për të penguar çdo kërcënim ndaj forcave dhe territorit tonë. Siç e bëra të qartë pa mëdyshje, përfshirë dje: Izraeli do të mbetet në zonën e sigurisë në Libanin jugor për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të mbrojtur vendbanimet në veri”, përfundon Netanyahu. /Telegrafi/



































