LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërojnë ekspertët: Jeta “larg njëri-tjetrit” për të parandaluar coronavirusin mund të zgjasë një vit ose më shumë

Paralajmërojnë ekspertët: Jeta “larg njëri-tjetrit” për të parandaluar coronavirusin mund të zgjasë një vit ose më shumë

Jeta në Amerikë , dhe në shumë vende të botës po ndryshon në mënyrë drastike. Ne jemi distancuar fizikisht nga njerëzit tanë, ndërsa po shmangim vendet tona të preferuara publike, kurse disa janë të tensionuar financiarisht ose kanë mbetur pa punë, shkruan Vox, përcjell Telegrafi.

Përgjigja ndaj pandemisë Covid-19 është infiltruese në çdo aspekt të jetës, dhe tashmë po dëshirojmë që ajo të përfundojë. Mirëpo, kjo luftë mund të mos përfundojë me muaj ose një vit – apo edhe më shumë, thonë shkencëtarët.


Jemi izoular sepse ekspertët e shëndetit publik besojnë se distancimi social, është mënyra më e mirë për të për të parandaluar një krizë vërtet të tmerrshme.

“Disa persona mund t’i përgjigjen këtyre masave, duke thënë se mbase kemi shkuar pak larg”, thotë Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA.

“Për sa kohë, dhe kur do ta luftojmë coronavirusin? E vërteta qëndron se virusi ka mundësi të vazhdojë të infektojë njerëzit dhe të njëjtën kohë të shkaktojë shpërthime, derisa të shpiket ndonjë vaksinë për ta parandaluar atë”, ka thënë Fauci.

“Kam frikë se ideja për mbylljen e shkollave, restoranteve për dy javë, nuk do të ndihmojë në parandalimin e virusit”, ka thënë Adam Kucharski, një epidemiolog në London School.

“Ideja kryesore qëndron në atë se sa do të qëndrojmë të izoluar”, thotë Kucharski.

“Ky virus do të qarkullojë, potencialisht për një vit ose dy, kështu që ne duhet të mendojmë për ato shkallë kohore”, ka shtuar epidemiologu.

Eksperti i kësaj fushe, ka shtuar se e vetmja mënyrë për parandalimin e virusit janë këto masa të ashpra që i kemi aplikuar për momentin.

“Me kalimin e kohës ne mund të mësojmë se si të ekuilibrojmë këtë situatë, në mënyrë që të ringjallet ekonomia”, ka thënë ndër tjerash eksperti Kucharski. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Evropa
Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Evropa
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Botë
Kalo në kategori