Paralajmërohet sezoni i dytë i Big Brother VIP Kosova

Big Brother VIP Kosova së shpejti pritet të rikthehet me sezonin e dytë.
Reality show më i ndjekur në vend përmes faqes zyrtare në Instagram ka 'ngacmuar' publikun duke paralajmëruar për sezonin e ri.
"A ju ka marrë malli? Fenomeni më i madh në historinë e televizive rikthehet së shpejti", shkruhej në një video paralajmërues të BBVK 2 duke mos dhënë më shumë detaje.
Ndryshe, kujtojmë që edicioni i parë u shënua me një sukses dhe shikueshmëri të madhe. Për më shumë se tre muaj, banorët e BBVK u bën personazhet më të komentuara në media rozë.

Fituesi i çmimit të madh prej 200 mijë eurosh u shpall reperi nga Shqipëria, Stresi. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
20/07/2023
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































