LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërimi i presidentit serb: Çdo përpjekje e re do të përfundojë keq

Paralajmërimi i presidentit serb: Çdo përpjekje e re do të përfundojë keq

Presidenti i Serbisë ka thënë se Serbia është e gatshme të dërgojë forca të armatosura në Kosovë, në rast se kërcënohet popullata serbe aty.

Një koment të tillë, Tomislav Nikolic e ka bërë pas takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Sigurisë, në të cilin takim ishte trajtuar situata e krijuar me trenin serb që ishte nisur për në Kosovë, por që ishte ndaluar nga autoritetet kosovare.


“Ne nuk duam luftë, por në bazë të Kushtetutës ne kemi një përgjegjësi për të mbrojtur qytetarët dhe territorin tonë. Çdo përpjekje e re do të përfundojë keq. Për këtë le të mendojnë mirë shqiptarët dhe sponsorët e tyre”, ka thënë Nikoliç, përcjell Telegrafi.