LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërimi për vërshime dhe erëra të forta, Komuna e Prishtinës kërkon nga qytetarët të kenë kujdes

Paralajmërimi për vërshime dhe erëra të forta, Komuna e Prishtinës kërkon nga qytetarët të kenë kujdes

Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes, pasi sot pasdite mund të ketë vërshime dhe erëra të forta.

Në njoftimin e bërë për media, Komuna e Prishtinës ka publikuar numrat ku mund të thërrasin qytetarët, transmeton Telegrafi.


“Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se sonte do të kemi vërshime të shpejta dhe erëra të forta gjatë ditës. Andaj, ju lutemi të keni kujdes. Rrini larg pemëve dhe objekteve, shtyllave elektrike. Çdo rast rreziku ju lutemi raportoni në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 112 33 ose 0800 112 44”, thuhet në njoftim.

Paralajmërimi i IHMK-së: Rrezik për vërshime të shpejta dhe rrëshqitje në Prishtinë
Lexo po ashtu Paralajmërimi i IHMK-së: Rrezik për vërshime të shpejta dhe rrëshqitje në Prishtinë

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar rrezikun për mundësinë e vërshimeve të shpejta.

Sipas një njoftimi nga IHMK, probabiliteti për tejkalim të periudhës së kthimit të përmbytjeve pesë vjeçare është 35 për qind.

Ndërkaq, mundësia për të tejkaluar një prag të periudhës së kthimit të përmbytjeve 20-vjeçare është 15 për qind./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori