LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërimi i Kievit: Rusia së shpejti do të ketë mbi 120 mijë trupa në kufijtë e Ukrainës

Paralajmërimi i Kievit: Rusia së shpejti do të ketë mbi 120 mijë trupa në kufijtë e Ukrainës

Rusia së shpejti do të ketë më shumë se 120 mijë trupa në kufirin e Ukrainës, deklaroi të martën ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, duke bërë thirrje për sanksione të reja ekonomike perëndimore ndaj Moskës.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Kievi, Washingtoni dhe NATO-ja janë alarmuar nga grumbullimi i madh i trupave ruse pranë Ukrainës dhe në Krime, gadishullin që Moska e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014.

Zyrtarët perëndimorë thonë se përqendrimi i forcave tani është më i madh se sa gjatë atij aneksimi.


“Trupat ruse vazhdojnë të arrijnë në afërsi të kufijve tanë në verilindje, në lindje dhe në jug. Përreth një jave, ata pritet të arrijnë një forcë të kombinuar prej mbi 120 mijë trupash”, tha Kuleba në një konferencë shtypi në internet.

“Kjo nuk do të thotë që ata do të ndalojnë ndërtimin e forcave të tyre në atë numër”, u shpreh ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Evropa
Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Amerika
Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Botë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

Amerika
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori