LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërimi i Toshibas për CES

Paralajmërimi i Toshibas për CES

Nga Toshiba vjen lajm;rimi për risitë të cilat kompania planifikon ti paraqes gjatë javës së ardhshme në panairin CES në Las Vegas.

I ekspozuar do të jetë ultrabooku 13.3-inçësh, tableti më i hollë dhe më i lehtë 10.1-inçësh, dhe tableti referent me ekranin OLED i cili ka mundësinë e mbushjes së baterisë pa tela. Pasi që qëndrueshmëria ndaj ujit është karakteristikë mjaftë e kërkuar në Japoni, tableti do të jetë i qëndrueshëm ndaj ujit, e në paralajmërim flitet edhe për HDTV-në 55-inçësh me mundësi të shfaqjes së fotografisë 3D pa pasur nevojë për syze dhe atë me rezolucionin Quad Full HD (3,480 x 2,160 piksel). Nga novitetet tjera, do të paraqitet sistemi shtëpiak “smart home”.

Sipas thashethemeve të mëhershme, tableti 10-inçësh i Toshibas do të jetë i bazuar në procesorin dybërthamësh me takt pune prej 1.2 GHz, e trashësia e shtëpizës do të jetë 7.7 milimetra. /Telegrafi/