LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërim për rritjen e rasteve të ‘vrasësit të heshtur’ më një shpejtësi të madhe – shtatë shenjat e diabetit që duhet t’i dini

Paralajmërim për rritjen e rasteve të ‘vrasësit të heshtur’ më një shpejtësi të madhe – shtatë shenjat e diabetit që duhet t’i dini
(Foto: Healthline)

Një paralajmërim është përcjellë te njerëzit nën moshën 30 vjeçare për rritjen e rasteve të diabetit tip 2.

Është një gjendje, e cila bën që niveli i sheqerit (glukozës) në gjak të bëhet shumë i lartë, thotë Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar (NHS).

Shifrat tregojnë se rreth 90 për qind e njerëzve me diabet kanë tipin 2, ndërsa Diabetes UK thotë se shpesh quhet një ‘vrasës i heshtur’ pasi shumica e njerëzve nuk i njohin shenjat e sëmundjes.

Një studim i publikuar muajin e kaluar zbuloi gjithashtu se një çerek milioni britanikë nuk e dinë se po jetojnë me këtë gjendje shëndetësore.

Tani një studim i ri ka treguar se normat e diabetit të tipit 2 te moshat e reja janë rritur nga viti 1990 deri në vitin 2019. Duke shkruar në BMJ, ekspertët thanë se në vitin 1990, shkalla e të rinjve (ata nën 30 vjeç) të diagnostikuar ishte rreth 117 në 100.000 banorë. Në vitin 2019, kjo shkoi në 56.4 për qind deri në 183, konstatuan ekspertët.

“Studimi ynë tregoi një prirje të qartë rritëse të barrës së diabetit të tipit 2 me fillimin e hershëm që nga viti 1990 deri në vitin 2019. Këto gjetje ofrojnë një bazë për të kuptuar natyrën epidemike të diabetit të tipit 2 me fillimin e hershëm dhe kërkojnë veprime urgjente për të trajtuar çështjen nga një perspektivë globale”, thonë autorët.

Studiuesit thanë që faktori kryesor për shfaqjen e hershme të diabetit ishte indeksi i lartë i masës trupore (BMI). NHS thotë se nëse keni BMI nga 18.5 deri në 24.9, atëherë jeni në një peshë të shëndetshme. Por. nëse kalon 25 deri 39.9, ju do të hyni në kategorinë e mbipeshës dhe ata me BMI 30-39.9 do të kalojnë në obezitet. Nëse keni BMI prej 40 ose më lartë, atëherë e keni kaluar në shkallën më të lartë të obezitetit. Femrat po ashtu kanë përqindje më të lartë të mortalitetit sesa burrat ne moshën nën 30 vjeçare – shtuan ata.

Njihuni me shenjat

(Foto: Verywell Health)

NHS thotë se janë shtatë shenja që mund t’u kushtoni vëmendje kur bëhet fjalë për diabetin e tipit 2. Ekspertët thonë se shumë njerëz kanë këtë gjendje shëndetësore pa e ditur. Kjo ndodh për shkak se simptomat mund të mos ju bëjnë gjithmonë të ndiheni mirë – thanë ata.

Kur duhet të keni kujdes:
1. Urinim më shumë se zakonisht, veçanërisht gjatë natës
2. Ndjenja e etjes gjatë gjithë kohës
3. Ndjenja e lodhjes së madhe
4. Humbje peshe pa u përpjekur për të
5. Kruarje përreth organeve gjenitale, apo shfaqja e mikozës në mënyrë të përsëritur
6. Prerjet ose plagët që kërkojnë më shumë kohë për t’u shëruar
7. Shikimi i paqartë

Kush është në rrezik

NHS thotë se nëse jeni mbi 40 vjeç (ose mbi 25 vjeç te njerëzit me origjinë nga Azia Jugore), atëherë jeni më të rrezikuar.

Nëse keni një të afërm të ngushtë me diabet (si prind, vëlla ose motër), ose jeni mbipeshë ose obezitet, atëherë jeni gjithashtu në një rrezik në rritje.

Gjithashtu, nëse jeni me origjinë aziatike, afrikano-karaibe ose afrikane të zezë – edhe nëse keni lindur në Mbretërinë e Bashkuar, atëherë jeni në një rrezik më të lartë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori