LAJMI I FUNDIT:

Paraburgimi ndaj një personi në Pejë për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje

Paraburgimi ndaj një personi në Pejë për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit XH.B, i dyshuar për vepër penale vrasje e rëndë e mbetur dhe vepër penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Siç njofton gjykata, të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh.

Gjyqtari i procedurës paraprake konstatoi se tani është faza e hetimeve ku duhet të vërtetohet motivi i cili tani për tani është i panjohur, më pas duhet të sigurohet raporti mjeko-ligjor lidhur me natyrën e lëndimeve trupore, mjetin dhe pasojën e shkaktuar për të dëmtuarin, kanë për tu siguruar raporte, ka për tu ftuar dhe dëgjuar i dëmtuari, i cili për shkaqe të rënda shëndetësore nuk ka pasur mundësi të deklarohet, kanë për tu dëgjuar dëshmitaret si dhe vetë të pandehurin, ashtu që me gjetjen e mundshme te të pandehurit në liri ekziston rreziku se i njëjti në mënyre direkte apo indirekte mund të ndikoj tek dëshmitaret në drejtim të dhënies së dëshmive në favor të tij.

“Gjithashtu, duke pas parasysh peshën e veprës penale, rrethanat dhe mënyrën e kryerjes së veprës penale, ku i pandehuri veprën penale e ka kryer në shtëpinë e tij ku në mënyrë dinake dhe me dashje ka tentuar ta privoj nga jeta viktimën e më pas të njëjtin ta marr dhe ta dërgoj në hapësirën në të cilin i pandehuri kishte hapur një varr me qëllim të varrosjes dhe zhdukjes së gjurmëve të krimit, më pas duke pas parasysh edhe raportet miqësore në mes të familjes së të pandehurit dhe viktimës dhe nga momenti i kryerjes së veprës penale këto raporte janë acaruar, të gjitha këto tregojnë rrezikun se me gjetjen e mundshme te të pandehurit në liri i njëjti mund ta përfundoj veprën e mbetur në tentativë apo ta kryer një vepër tjetër penale”.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori