LAJMI I FUNDIT:

Paraburgim për shoferin e autobusit që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në Podujevë

Paraburgim për shoferin e autobusit që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në Podujevë

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji shoferit të autobusit, i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin e rëndë në rrugën Prishtinë-Podujevë, ku vdiqën dy persona dhe u lënduan dy të tjerë.

Gjykata njofton se i pandehuri me inicialet F.I., dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokuroritë së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.I, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, të pandehurit i caktohet masa e paraburgimit në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe nën paragrafi 1.2 pika 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së”, thuhet në njoftimin për media.


Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Podujevë, dy të vdekur dhe dy të lënduar
Lexo po ashtu Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Podujevë, dy të vdekur dhe dy të lënduar

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ka vlerësuar se nëse i pandehurit F.I gjendet në liri ekziston rreziku se i njëjti mund ti asgjësojë, fsheh, ndryshoj apo falsifikoj provat e veprës penale duke ndikuar në dëshmitarë.

“Gjithashtu caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton pesha e veprës penale ku si pasojë e aksidentit dy persona kanë ndërruar jetë, andaj masa e paraburgimit është e vetmja masë preventive që të ndikoi te i njëjti në parandalimin e përsëritjes së veprës penale dhe sigurimin e të pandehurit në procedurë dhe zbatimin e suksesshëm të procedurës penale”.

Ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e pezullon ekzekutimin e tij.

Ndryshe, një familje katër anëtarëshe nga Malisheva u aksidentua mëngjesin e djeshëm në rrugën Prishtinë – Podujevë derisa ishin duke ardhur nga Sllovenia për pushime në Kosovë.

Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda pësuan dy persona 36 dhe 35-vjeç, të cilët nuk arritën të iu bënin ballë plagëve dhe të njëjtit ndërruan jetë.

Ndërsa të lënduar mbetën fëmijët e tyre, të cilët jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Kronika e Zezë
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Haxhiu: Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë

Haxhiu: Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë

Lajme
Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Lajme
Operacion i policisë në Pejë, zbulohet kultivim i hashashit nën tokë

Operacion i policisë në Pejë, zbulohet kultivim i hashashit nën tokë

Kronika e Zezë
Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Lajme
Kalo në kategori