LAJMI I FUNDIT:

Para se të përfundojë pjesa e parë, Arteta puth gishtin e dorës së majtë – ka një kuptim të thellë

Para se të përfundojë pjesa e parë, Arteta puth gishtin e dorës së majtë – ka një kuptim të thellë

Më në fund është zbuluar arsyeja pse trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta e puth gishtin e unazës para fundit të çdo pjese të parë të ndeshjeve.

Pavarësisht lëndimeve që kërcënuan të prishnin sezonin e tyre, Arsenali ka performuar mirë deri më tani në Ligën Premier, duke fituar tri nga katër ndeshjet e tyre, duke përfshirë udhëtimin e tyre në stadiumin Tottenham Hotspur gjatë derbit të Londrës së Veriut.

Teksa ndjekin ndeshjet e Arsenalit këtë sezon, disa tifozë kanë vënë re se para çdo fund pjese të parë, trajneri Arteta puth gishtin e unazës.


Dhe tani, më në fund është zbuluar arsyeja e ritualit të spanjollit.

Arteta ka një tatuazh të shkronjës së parë të emrit të gruas së tij të tatuazhuar në gishtin e unazës dhe para secilës pjesë të lojës së tij, ai e puth atë si një bestytni dhe për t’i bërë të ditur gruas së tij se po mendon për të.

Lorena Bernal, një ish-fituese e Miss Spanjës, e cila tani punon si trajnere e fitnesit dhe aktore, u martua me Artetën në vitin 2010, pas gjashtë vitesh lidhje.

Çifti ka tre fëmijë së bashku, Gabriel, i lindur në 2009, Daniel, i lindur në 2012 dhe fëmijën e tyre të tretë, Oliver, i cili lindi në 2015. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Premier League
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori