LAJMI I FUNDIT:

Para dhe pas tërmetit, xhamia e ndërtuar në shekullin e XIX u shkatërrua

Para dhe pas tërmetit, xhamia e ndërtuar në shekullin e XIX u shkatërrua

“Yeni Camii” apo xhamia e re, e vendosur në qendër të qytetit Malatya në Turqi, u shkatërrua nga tërmeti që mori më shumë se një mijë jetë dhe shembi pothuajse 3,000 ndërtesa.

Xhamia, e cila u rinovua dhe u hap për besimtarët vitin e kaluar, u godit nga një tërmet me magnitudë 7.7 që ndodhi mëngjesin e sotëm në Kahramanmaras, transmeton Telegrafi.


Ajo u ndërtua në vendin e xhamisë së Haxhi Jusufit, e cila u shkatërrua në tërmetin e vitit 1894 dhe restaurimi i saj u krye me ndihmën e Sulltan Abdulhamidit II, si dhe të qytetarëve të Malatayas.

Një pjesë gjigante e ndërtesës në Turqi shkëputet dhe bie në rrugë, për fat të mirë nuk kishte kalimtar rasti në ato momente
Lexo po ashtu Një pjesë gjigante e ndërtesës në Turqi shkëputet dhe bie në rrugë, për fat të mirë nuk kishte kalimtar rasti në ato momente

Në tërmetin e vitit 1964, xhamia ishte dëmtuar shumë, por pas restaurimit u vendosë minare e re.

Ndryshe ekipet e shpëtimit janë duke u ballafaquar tani me dy sfida, errësirën dhe të ftohtin, pasi po e kanë më të vështirë t’i kërkojnë të mbijetuarit e mundshëm që kanë mbetur të ngujuar nën rrënoja. /Telegrafi/