Lojtarët e Manchester Unitedit dhe Watfordit shfaqën një mesazh të fortë duke bërë thirrje për paqe mes konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës.

Agresioni i Rusisë në Ukrainë ka bërë që bota e futbollit të reagojë, me shumë lojtarë që shprehin shpresat e tyre për t'i dhënë fund konfliktit.


Loja në Old Trafford ishte një shembull tjetër, pasi lojtarët u mblodhën për të shfaqur një mesazh paqeje dhe uniteti.

Lojtarët nga të dyja ekipet, si dhe trajneri i Unitedit, Ralf Rangnick, u rreshtuan për një fotografi përpara fillimit të ndeshjes në Old Trafford.

Gjermani Rangnick mbajti një shenjë paqeje me fjalën e përkthyer në disa gjuhë.

Sipas Goal.com, ideja erdhi pikërisht nga menaxheri i përkohshëm i Unitedit, Rangnick, i cili u mbështet plotësisht nga klubi dhe lojtarët.

Shfaqja vjen një ditë pasi United vendosi t'i japë fund sponsorizimit të tyre me kompaninë ajrore Aeroflot si rezultat i krizës në Evropën Lindore.

Klubi u vu nën presion për t'i dhënë fund marrëdhënies me linjën ajrore në pronësi ruse pas rritjes së tensioneve në Ukrainë.

“Djajtë e Kuq” vendosën të mos fluturonin me kompaninë në udhëtimin e Ligës së Kampionëve te Atletico Madridit përpara se të përfundonin marrëveshjen me Aeroflot disa ditë më vonë. /Telegrafi/

telegrafi sport app