Paqartësi politike

Në një intervistë me BBC-në, ambasadori Sparkes tha se dialogu mes Prishtinës e Beogradit është një mundësi historike që duhet të shfrytëzohet meqë, sipas tij, është i rëndësishëm për të dyja vendet dhe për rajonin.
Ai tha se procesi i dialogut, në çdo rast, mund të marrë kohë për përgatitje dhe shfaqi shpresën e tij se ato do të vazhdojnë edhe nëse Kosova hyn në zgjedhje të parakohshme.
Ambasadori Sparkes vlerësoi se Kosova ka hyrë në një periudhë të një paqartësie politike dhe tha se çështja e zgjedhjeve të parakohshme, ose shumë të hershme, hap çështjen nëse ato mund të organizohen me kohë dhe nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund të bëhet gati. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































