Rritja e çmimeve, papunësia dhe varfëria janë tri problemet kryesore që i shqetëson qytetarët e Kosovës.
Kështu thuhet në anketën e Pulsit Publik të publikuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, duke shtuar se 34 për qind e qytetarëve janë të shqetësuar me papunësinë, ndjekur nga varfëria me 21.1 për qind dhe rritja e çmimeve të produkteve bazike me 7.7 për qind, shkruan Telegrafi.
Derisa mjedisi, që ishte një nga tri problemet kryesore në vjeshtë 2021, tani ka rënë në vendin e tetë.
“Tri problemet madhore të raportuara gjatë kësaj ankete ishin papunësia me 36.4 për qind, varfëria me 21.1 për qind dhe çmimet e furnizimeve esenciale me 7.7 për qind. Mjedisi, që ishte një nga tri problemet kryesore në vjeshtë 2021, ka rënë në vendin e tetë. Kujdesi shëndetësor me 5.7 për qind dhe korrupsioni me 5 për qind, ishin ndër pesë problemet kryesore të identifikuara nga të anketuarit”, thuhet në raport.
Sipas UNDP-së, Indeksi i Besueshmërisë Ekonomike (IBE) qëndron në 0.98 pikë, që është ulje prej 0.54 pikë nga vjeshta 2021.
Po ashtu, aty theksohet se 22.2 për qind e anketuarve pohojnë se perceptojnë që korrupsioni në shkallë të gjerë është i pranishëm në institucionet publike dhe ndërkombëtare në Kosovë. Kjo vlerë paraqet rënie prej 1.2 pikë përqindje nga vjeshta e 2021-së. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Karnavali Golden Eagle bashkon artistët më të mirë shqiptarë
Biznesi po merr teposhtën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë