LAJMI I FUNDIT:

Papunësia te romët dyfish më e lartë se tek popullata tjetër në Maqedoni

Papunësia te romët dyfish më e lartë se tek popullata tjetër në Maqedoni

Sot në Shkup u mbajt konferenca përmbyllëse “Modele të qëndrueshme për punësim të romëve”, në të cilën u theksua se romët në Republikën e Maqedonisë si bashkësi etnike përballen me shkallë dyfish më të lartë të papunësisë se popullata jorome, raporton AA.

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti, i cili filloi para një viti, është që të kontribuohet në integrimin e qëndrueshëm të romëve në tregun e punës.


Mlladen Frçkovski, përfaqësues nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, i cili ishte një nga pjesëmarrësit e konferencës tha se punësimi në Republikën e Maqedonisë është një nga problemet më të mëdha me të cilat përballet ekonomia e Maqedonisë. Sipas tij, papunësia është problem i përgjithshëm tek të gjitha kategoritë e ndjeshme në shoqëri, veçmas tek romët e rinj.

Ai shtoi se Qeveria këmbëngul që ta ul shkallën e papunësisë përmes dokumenteve strategjike, përmes planit aksional për punësim të të rinjve, dhe ajo që është më e re, nga viti 2018 do të vendoset implementimi për garanci për të rinj.

Në projektet për popullatën rome në Maqedoni, gjatë dhjetë viteve të fundit në trajnime janë përfshirë mbi 26.000 romë, ndërsa rreth 500-600 romë u punësuan përmes subvencionimit ose përmes trajnimeve të Agjencisë për Punësim.

Mersiha Usein, këshilltare e ministrit pa resor në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Strategjisë së Romëve, Aksel Ahmedovski, tha se romët në Maqedoni përballen me shkallë dyfish më të lartë se shkalla e papunësisë në popullatën jorome.

“Sipas të dhënave me të cilat disponojmë për momentin, shkalla e papunësisë tek romët arrin 53 për qind, ndërsa shkalla e papunësisë tek popullata jorome arrin 27 për qind. Shkalla e papunësisë tek gratë rome është rreth 70 për qind, ndërsa tek pjesa tjetër e popullatës gra arrin 35 për qind”, potencoi Usein.

Ndryshe, projektin “Modele të qëndrueshme për punësim të romëve”, e zbaton Habitat Maqedoni, në bashkëpunim me DROM nga Kumanova dhe “Kreacija” nga Shkupi, ndërsa donator i projektit është Bashkimi Evropian (BE).

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori