LAJMI I FUNDIT:

Papunësia në Kanada rritet në 6%

Papunësia në Kanada rritet në 6%

Gjatë muajit qershor, ekonomia kanadeze krijoi më shumë vende pune se pritshmëritë, duke i dhënë më shumë hapësirë pritshëmrive për një rritje të normave të interesit.

Performanca mjaft e mirë e ekonomisë kanadeze ka bërë që ndërhyrjet e Bankës Qendrore në kahun shtrëngues të politikave monetare të jenë të vazhdueshme.


Sipas Zyrës kanadeze të Statistikave, përcjell Telegrafi, gjatë muajit qershor janë shtuar rreth 32 mijë vende të reja pune, pjesa dërrmuese e të cilave janë me gjysmëorar, por kjo nuk ka ndihmuar në uljen e normës së papunësisë.

Përkundrazi norma e pappunësisë është rritur në 6 për qind nga 5.8 për qind që ishte më parë, si pasojë e faktit që më shumë njerëz i janë shtuar tregut të punës dhe pritshëmritë e tregjeve dhe analistëve ndërkohë për krijimin e vendeve të punës ishin më të ulta se rezultati.

Paga mesatare për orë pune u rrit me 3.5 për qind gjatë këtij muaji. /Telegrafi/