Industria prodhuese e Evropës po e fillon këtë vit të ri me jo pak vështirësi dhe sfida në rritje. Niveli i punësimit në fabrikat prodhuese në shtetet e Evropës ka shënuar në dhjetorin e vitit të kaluar një rënie të ndjeshme.
Shifrat e fundit nga Komisioni Evropian erdhën pasi Gjermania raportoi një rënie të papritur të prodhimit, shenjë kjo se ekonomia më e madhe e Evropës është ende duke luftuar për të kapërcyer rënien e saj më të keqe industriale të dekadës së fundit.
Prodhimi, veçanërisht në Gjermani, është duke luftuar për të dalë nga një rënie që vazhdon prej më shumë se një viti, që kur pasiguritë filluan të rriten pas luftës tregtare SHBA-Kinë dhe procesit të tejzgjatur të BREXIT-it, për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian. Rreziku më i madh për ekonominë, siç parashikon edhe Bundesbank, është që dobësia industriale në ekonomi të vazhdojë edhe në vitin 2020.
Sipas KE-së, përcjell Telegrafi, indeksi i besimit për të ardhmen e ekonomisë në muajin dhjetor arriti në vlerën prej 101.5 pikë nga 101.2 pikë që rezultonte më herët, por kjo rritje u ndikua kryesisht nga sektori i shërbimeve, ku firmat u panë më optimiste për perspektivën e afërt, megjithëse nga ana tjetër niveli prodhues u reduktua.
Më herët, të dhënat gjermane treguan se kërkesa konsumatore ra me 1.3 për qind në muajin nëntor, rënia më e madhe që nga muaji korrik. Rënia është nxitur kryesisht nga kërkesa më e ulët e huaj për mallra për investime, duke bërë që pesha kryesore të mbahet tanimë nga produktet e konsumit.
Një raport tjetër tregoi se prodhimi gjerman i makinave, cilësuar si themeli i ekonomisë vendase dhe gjithë Eurozonës, ishte veçanërisht i ulët vitin e kaluar, për shkak të nivelit shumë të ulët të eksporteve, që ka goditur kërkesën për automjete. Sipas autoritetit përgjegjës për industrinë e makinave VDA, prodhimi i tyre shënoi në muajin dhjetor nivelin më të ulët në gati një çerek shekulli. Referuar kësaj situate Bundesbank thotë se ekonomia e Gjermanisë ka ngecur në vendnumëro dhe rritja është parashikuar të mbetet më pak se 1 për qind këtë vit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Festivali i Matematikës po organizohet për herë të tretë në Kosovë, thirrja vazhdon të jetë e hapur

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa