LAJMI I FUNDIT:

Papa Françesku thotë se pandemia e coronavirusit mund të jetë “përgjigja e natyrës” ndaj krizës ekologjike

Papa Françesku thotë se pandemia e coronavirusit mund të jetë “përgjigja e natyrës” ndaj krizës ekologjike

Papa Françesku ka thënë se pandemia e coronavirusit është një nga “përgjigjet e natyrës” ndaj njerëzve, si pasojë e injorimit të krizës aktuale ekologjike, përcjell Telegrafi.

Në një intervistë të botuar të mërkurën në revistat The Tablet dhe Commonwealth, ai tha se shpërthimi ka ndaluar shkallën e prodhimit, duke i dhënë edhe njerëzve mundësinë të kuptojnë bukuritë natyrore.

“Ne nuk po kujdesemi për katastrofat natyrore. Kush flet tani për zjarret në Australi, e përmbytjet?”, ka thënë Papa Françesku.


“Nuk e di nëse mund të quhet si hakmarrje, mirëpo sigurisht që ky virus figuron si përgjigje ndaj natyrës”, shtoi ai.

Pandemia ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën e funksionimit të Vatikanit, pasi meshat tani po mbahen në kishë të zbrazët, ndërsa edhe vendet janë boshatisur.

Papa 83-vjeçar, i cili ka një pjesë të mushkërive të dëmtuara nga një infeksion në të 20-tat, ka rezultuar dy herë negativ nga coronavirusi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori