LAJMI I FUNDIT:

Papa Françesku: Ka korrupsion në Vatikan

Papa Françesku: Ka korrupsion në Vatikan

Papa Françesku të martën e pranoi se ka korrupsion financiar në Vatikan, duke e përshkruar atë si një “skandal”.

Ai tha se një hetim i brendshëm në vazhdim për korrupsionin në Vatikan do “të kuptojë nëse ata janë fajtorë apo jo”.


Kjo është hera e parë që Papa e pranoi korrupsionin në financat e Vatikanit, shkruan DW, transmeton Telegrafi.

“Ka korrupsion, kjo është e qartë. Kjo është një gjë e shëmtuar, kjo nuk është mirë që kjo të ndodhë në Vatikan”, tha Papa gjatë një konference për shtyp nga kthimi nga Japonia.

Këto ishin komentet e para publike të bëra nga Papa Françesku për çështjen e korrupsionit financiar.

“Për herë të parë, papastërtia në vatikan po zbulohet nga vet Vatikani, dhe jo nga jashtë”, tha Papa. /Telegrafi/