Papa Françesku në një intervistë për gazetën italiane “Repubblica” tha se i është lutur Zotit që të ndalonte pandeminë e COVID-19.

“Unë i kërkova zotit që të ndalonte pandeminë. Zot, ndaloje atë me dorën tënde. Kjo është ajo për të cilën unë u luta”, ka deklaruar Papa.

Kreu i Vatikanit këshilloi që njerëzit në këto ditë të vështirë të qëndrimit në shtëpi t’i kushtojnë më shumë vëmendje familjes.

“Ne duhet të kuptojmë se në gjëra të vogla qëndron thesari ynë. Këto gjeste butësie, afeksioni, dhembshurie janë minimale dhe priren të humbasin në anonimatin e jetës së përditshme, por ato janë megjithatë vendimtare, të rëndësishme. Për shembull, një vakt i nxehtë, një përkëdhelje, një përqafim, një telefonatë … Ato janë gjeste të njohura për vëmendjen e detajeve të jetës së përditshme që e bëjnë jetën domethënëse dhe që krijojn ë bashkësi dhe komunikim mes nesh”, tha Papa. /kp/Telegrafi/