Pantallona të zeza: Si të zgjidhni modelin më të mirë për trupin tuaj

Pantallonat e zeza gjithmonë janë të pëlqyera, prandaj shikoni si duhet t’i zgjidhni ato që janë ideale për ju!
Propozojmë që pantallonat e zeza t’i kombinoni me veshje të zeza, të bardha ose ngjyrë hiri, transmeton Telegrafi.
Tregoni këmbët tuaja me pantallona të lehta, të zeza dhe që kanë këmbë të zgjeruara.
Modeli i pantallonave, këmbët e të cilave janë të prera mbi kyçin e këmbëve – nuk do të vënë në pah shtatin tuaj të shkurtër, bile do ta tregojnë më të gjatë.
Silueta dramatike e pantallonave mund ta bëjë moderne edhe pjesën më të zakonshme.
Dizajni i rrafshët përpara do të përshtatet shkëlqyeshëm me belin, gjë që është mbështetje të shkëlqyeshme për pjesën e mesme të trupit – stomakut. Shmangni pantallonave me palë dhe që kanë formë thesi.
Mund të vishni në mbrëmje me ndonjë rrobë interesante apo mund t’i kombinoni me xhaketë për kombinime afariste. /Telegrafi/








































