LAJMI I FUNDIT:

Paneli për Lirim me Kusht shqyrton 197 kërkesa gjatë kohës me COVID-19, aprovohen 70

Paneli për Lirim me Kusht shqyrton 197 kërkesa gjatë kohës me COVID-19, aprovohen 70
Foto: Arkiv

Paneli për Lirim me Kusht gjatë periudhës së pandemisë Covid-19 ka mbajtur seanca me qëllim të shqyrtimit të kërkesave dhe propozimeve për lirim me kusht.

“Paneli për Lirim me Kusht, nga data 3 prill 2020, ka mbajtur gjithsej 10 seanca, ku ka shqyrtuar dhe ka vendosur për 197 raste, të gjitha këto kërkesa për lirim me kusht të parashtruara nga ana e të dënuarve përmes Qendrave Korrektuese.

Shtatëdhjetë kërkesa janë aprovuar, tetëdhjetë e katër kërkesa janë refuzuar, në gjashtëmbëdhjetë kërkesa është pushuar procedura e shqyrtimit për lirim me kusht, për arsye të lirimit të parakohshëm nga ana e gjykatave, nëntë kërkesa janë hedhur poshtë dhe tetëmbëdhjetë kërkesa janë të pezulluar”, thuhet në njoftim.


KGJK dhe Paneli me Lirim me Kusht janë të përkushtuar edhe në këtë kohë pandemie në mbështetje të qytetarëve, por gjithnjë duke respektuar dhe zbatuar vendimet e Qeverisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori