LAJMI I FUNDIT:

Pandov: Më 11 Dhjetor të dënojmë LSDM-në

Pandov: Më 11 Dhjetor të dënojmë LSDM-në

Aleksandar Pandov sot në tribunën e LQMM-së të mbajtur në “Sveti Nikollë” deklaroi: qëllimi jonë është të shpjegojmë politikat dëmtuese të LSDM-së, Sorosin dhe fëmijën e tyre të paligjshëm PSP-në. Jemi dëshmitar që një periudhë të gjatë që Maqedonia ndodhet në një fushatë të madhe negative nga këto tre subjekte dhe ndjejmë nevojën se duhet tju drejtohemi direkt qytetarëve dhe t’i paralajmrojmë për politikat që ata drejtojnë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai gjithashtu tha se: “Qytetarët i njohin anët pozitive dhe negative të politikës. Çdo javë shkojmë në qytete të ndryshme dhe këtë praktikë do ta vazhdojmë. Mesazhi është se tani jemi në vitin 2016, Republika e Maqedonisë dhe qytetarët që jetojnë këtu janë të vetëdijshëm politikisht, duhet të shfrytëzojmë mënyrën më demokratike dhe dhe ta kundërshtojmë politikën që udhëheqin LSDM-ja, Sorosi dhe PSP-ja”. /Telegrafi/