Me vështrimin e përhumbur diku djaloshi ndoshta mendon të dashurën. Në duar mban ditarin ku shënon ditët pa të. Kjo pikturë e realizuar në vitin 1984 na rikthen në kohët partizane. Është piktori Pandi Mele i cili përpiqet të rindërtojë imazhe të mbetura diku në histori. Pikturat e realizuara nga ky artist të ccojnë në histori.
Imazhi I folësit të parë të Radio Tiranës vjen në telajon që mban vitin 1976. I lindur në Hoçisht, Korçë, më 1939, Pandi Mele u nda nga jeta në vitin 2015. Studioi për pikturë për shtatë vjet, në Liceun Artistik “Jordan Misja”, Tiranë, në drejtimin e pedagogëve Abdulla Cangonji, Sadik Kaceli, Qamil Grezda, Abdurrahim Buza, Kristina Koljaka (Hoshi). Kreu për dy vjet studimet për grafikë në Akademinë “I.E.Rjepin” në Shën Petërburg (Rusi) në ateljenë e S.M.Vasiljeviq dhe diplomohet në Institutin e Arteve, Tiranë (1964).
Punoi fillimisht si redaktor dhe shef redaksie në SHB.“Naim Frashëri” (1964-1969), në LSHASH, specialist në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës dhe ishte pedagog, shef i ateliesë së grafikës në InLA, Tiranë (1976 – 1994). Ekspozoi për herë të parë në moshën 17-vjeçare, vepra “Portreti i gjyshes” (1956, GKA, Tiranë). Pandi Mele, ishte i pari artist grafist shqiptar që aplikoi ciklet grafike (kompozime) duke u mbështetur në veprat letrare apo legjendat shqiptare (cikli “Motive Migjeniane” 1964 (GKA, Tiranë); serinë grafike “Shtypi i partisë” , 1984; cikli “Rozafa”, 1999, studio artistit).
Mele vazhdoi traditën e grafikës shqiptare (në linoleum) të filluar nga piktori Sadik Kaceli (1914-2002), duke e modernizuar atë edhe në teknika të tjera (litografi, akuaforte, gdhendje në dru.). Ai ndikoi dukshëm realizimin e një grafike bashkëkohore si në teknikë ashtu dhe në konceptimin e saj. Mele ka realizuar postera, emblema, pulla postare, ilustrime të ndryshme nga shkrimtarët shqiptarë (A.Z.Çajupi, N.Bulka, B.Dedja, A.Abdihoxha, N.Jorgaqi etj.). Artisti Mele. ka realizuar tablo kompozicionale me temën e jetës shqiptare të periudhës së socializmit.
Mele ka qenë pjesëmarrës në ekspozitat jashtë Shqipërisë që shteti shqiptar organizonte deri në vitet 1990 (Greqi, Kosovë, Jugosllavi, Rumani, Turqi, Itali, Francë, Austri, Bienale – Egjipt, Kinë). Mele ishte i ftuar në Bienalet dhe Trienalet Ndërkombëtare të grafikës nga viti 1989 – 1999 në Europë dhe Lindjen e Largët (Ljubjanë, Tuzla, Seul, Fredrikstad, Maastricht, Varna, Tokio, Lodz, Raciborz). Një koleksion prej 54 veprash (pikturë, grafikë, vizatim) ruhet në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë. Mele ka hyrë në enciklopedinë “The Grove dictionary of art”, 2000, Macmillan Publishers Limited, NY, New York. /GKA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëParaqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
INTIME
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Karnavalet, origjina dhe domethënia
“Koncert në vitin 1936”
Gerard de Nerval dhe pashai shqiptar i Akrës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre