Gjykatësi Ndërkombëtar, francezi Nicolas Guillou është gjykatësi i cili po i shqyrton aktakuzat e Prokurorit të specializuar në Hagë në procedurën paraprake, pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Përmbajtja e aktakuzave të prokurorit amerikan Jack Smith, mbahet në konfidencë derisa gjyqtari t’i konfirmojë ato.
Aktakuzat e para u ngritën në shkurt të këtij viti, dhe një tjetër u ngrit të martën më 28 prill. Gjykatësi Guillou ka maksimum gjashtë muaj për të konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuzat. Deri më tani, asnjë aktakuzë nuk është konfirmuar.
Zëdhënësja e Dhomave të specializuara Angela Griep, tha se përkundër futjes së masave të reja në punën e institucionit për shkak të pandemisë, Dhomat e Specializuara vazhdojnë të kryejnë mandatin e tyre dhe se “puna e gjykatësit të procedurës paraprake vazhdon ashtu siç ishte planifikuar”, tha ajo.
Sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Prokurorinë, ky gjyqtar ka kompetenca për të shqyrtuar aktakuzën, për ta konfirmuar ose hedhur poshtë atë. Me kërkesë të Prokurorit të Specializuar, gjyqtari i procedurës paraprake mund të lëshojë urdhër-arrest dhe të urdhërojë transferimin e personave në Dhomat e Specializuara.
Dhomat e Specializuara aktualisht kanë 16 gjykatës ndërkombëtarë. Griep deklaron se presidentja e dhomave, Ekaterina Trendafilova, mund të emërojë të njëjtin gjyqtar që të shqyrtojë disa aktakuza. Bazuar në informacionin e disponueshëm nga Dhomat e Specializuara, gjykatësi Guillou që nga viti 2015, ishte shef i kabinetit të kryetarit të Tribunalit Special për Libanin.
Që nga viti 2012, ai u emërua prokuror ndërlidhës i Francës në Departamentin e Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ndihmoi në bashkëpunimin gjyqësor midis dy vendeve për çështje penale dhe civile, veçanërisht edhe për rastet kundër terrorizmit, korrupsionit dhe krimit kibernetik në vende të huaja.
Prokuroria e Specializuar po heton krimet e pretenduara nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kundër minoriteteve etnike dhe rivalëve politikë, që janë përmendur në raportin e Këshillit të Evropës 2011, i shkruar nga senatori zviceran Dick Marty.
Gucati: 270 persona janë intervistuar nga prokurorët
Gjykata e Kosovës, e përbërë nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Specializuar e Prokurorisë në Hagë, u formua me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare me ndryshimet kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës.
Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UCK-së, tha se rreth 270 persona janë marrë në pyetje deri tash në Hagë. Të intervistuar, tha ai, kanë qenë eprorë të lartë ushtarakë e ushtarë të zakonshëm. Gucati beson se këto aktakuza janë të papranueshme pasi që sipas tij UÇK-ja, ka bërë luftë të ndershme në të gjithë vendin.
“Nëse ka pasur krim pse nuk shkohet me emra, por shkohet në shumës shkohet në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ne nuk jemi kundër drejtësisë, ne jemi për drejtësi të vërtetë, jo për drejtësi etnike. Pra, Gjykata Speciale aktualisht është një gjykatë raciste sepse ajo merret vetëm me anëtarët e UÇK-së që janë shqiptarë,” tha ai.
Gucati gjithashtu mendon se do të ishte mirë që kjo gjykatë të ishte në Kosovë, nën mbikëqyrjen e bashkësisë ndërkombëtare, dhe sipas tij edhe shpenzimet do të ishin me të vogla.
Bekim Blakaj nga Qendra për të Drejtën Humanitare në Kosovë, thotë se që nga formimi i gjykatës, kur edhe janë miratuar ligje dhe ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e Kosovës, është e ditur se kjo gjykatë do të merret me pretendimet në raportin e Këshillit të Evropës.
“Kryesit e atyre krimeve duhet të mbahen përgjegjës për ato krime. Sigurisht pastaj edhe lëndët para gjykatës, Dhomave të Specializuara edhe para gjykatave të tjera edhe lëndët që janë në procedurë para Gjykatës Penale Ndërkombëtare për Ish-Jugosllavi pra të Hagës, e tregojnë dimensionin e atyre krimeve si janë organizuar në çfarë përmasash, kush ka qenë dhe a kanë qëndruar institucionet zyrtare prapa këtyre krimeve”, tha Blakaj.
Sidoqoftë, ai beson se mekanizmat gjyqësorë vendore duhet të forcohen edhe në Kosovë, në mënyrë që krimet e luftës të trajtohen me prioritet, sepse numri i viktimave është i lartë.
Ai si problem e sheh mungesën e bashkëpunimit midis prokurorisë në Kosovë dhe Serbi, e cila ndikon në nivelin e mosndëshkimit. Ai beson se çështja mund të zgjidhet në nivelin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.
Kosova dështoi t’i gjykojë krimet e luftës
Nora Ahmetaj, aktiviste e të drejtës humanitare dhe hulumtuese deklaron se për raste e krimeve të luftës, sistemi gjyqësor në Kosovë ka dështuar dhe se në periudhën pas luftës sipas saj, Kosova nuk ishte e gatshme për të adresuar këto çështje të ndjeshme.
“Ajo çka mua më brengosë edhe neve si shoqëri duhet të na brengos është fakti që ne duhet të kërkojmë drejtësi për civilet vrarë, ne po flasim për civilë, ne nuk po flasim e nuk po kërkojmë drejtësi për ushtarët e vrarë ose njerëzit e armatosur. Kështu që gjyqësori ynë nuk është treguar i gatshëm”, tha ajo.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fund të vitit të kaluar i ka dërguar një letër Sekretarit të Shtetit Amerikan Mike Pompeo ku ka shprehur bindjen e tij se Gjykata e Hagës po e bën të kundërtën e asaj që ishte parashikuar në fillim.
Thaçi ka theksuar që qëllimi për formimin e Gjykatës Speciale ka qenë që të mundësohet ekzistimi i kornizës ligjore dhe institucionale kombëtare të besueshme, i cili do të hetonte dhe do të procedonte krimet e pretenduara se janë kryer gjatë viteve 1998-2000 në Kosovë.
“Në këtë drejtim, është paraparë që krimet që pretendohet se janë kryer nga të dy palët e konfliktit do të hetohen plotësisht dhe në mënyrë të drejtë”, ka theksuar Thaçi.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në përgjigjen e tij, kishte siguruar Thaçin që puna e Gjykatës Speciale nuk është e drejtuar në mënyrë specifike kundër asnjë grupi etnik, lëvizje, force apo njësie dhe ka shtuar që SHBA-ja pret nga të gjithë liderët e Kosovës që t’ju përmbahen obligimeve të dhëna qytetarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare, si dhe që të bashkëpunojnë plotësisht me gjykatën.
Gjatë vitit 2019, ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë udhëtuar drejt Hagës, për t’u intervistuar nga prokurorët ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara, qoftë si dëshmitarë apo si të dyshuar janë intervistuar ish- kryeministri Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Azem Syla, Sami Lushtak, Rustem Mustafa, Shukri Buja e të tjerë.
Në mesin e tyre ka pasur edhe ish-figura të larta të UKÇ-së, që pas luftës ishin dhe janë pjesë e skenës politike të Kosovës. /REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Diplomimi i gjeneratës së 61-të i Policisë së Kosovës, Krasniqi thotë se është rritur numri i pjesëtarëve nga komuniteti egjiptian
Rokas: Ekonomia e gjelbër është një motor që nxit progresin dhe nxit zhvillimin e vendit
Dhunonte vazhdimisht gruan e tij në sy të fëmijës së mitur, arrestohet 65-vjeçari në Shkodër
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Kurti pas takimit me mërgimtarët në Cyrih: Mërgata është me Lëvizjen, ju dua fort
Shfrytëzonte vajza të huaja për prostitucion, në pranga 40-vjeçarja turke në Tiranë
Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë