Krahas mbylljes së bizneseve gjatë periudhës së pandemisë COVID-19, po ashtu është rënduar edhe gjendja e ekonomive familjare.
Aktualisht, numri i familjeve me gjendje të rëndë ekonomike që marrin asistencë sociale nga buxheti i Kosovës arrin në rreth 24 mijë e 615.
Krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti, numri i familjeve është rritur për 417.
Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në raportin “Statistikat e Mirëqenies Sociale, tremujori i dytë 2020”, janë 99 mijë e 712 anëtarë që vazhdojnë të jetojnë vetëm me paratë nga ndihmat sociale.
“Nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 24,615 familje me gjithsej 99,712 anëtarë”, thuhet në këtë raport, përcjell Telegrafi.
Sipas ASK-së, në tremujorin e parë 2020, numri i familjeve që kanë marr ndihma sociale ka qenë 24 mijë e 198.
“Nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 24,198 familje me gjithsej 98,070 anëtarë”, tregon raporti.
Numri më i madh i përfitueseve të ndihmës sociale është në Mitrovicë, pasuar nga Prishtina dhe Vushtrria.
Shuma mujore e ndihmës sociale e cila u paguhet familjeve në varfëri ndryshon, duke filluar nga 50 euro deri 150 euro.
Baza e politikave sociale në Kosovë përbëhet kryesisht nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve, ku përfshihen pensionet e moshës dhe kontribut-dhënëse, pensionimet e parakohshme, beneficionet për veteranët e luftës si dhe kategori tjera sociale.
Në raportin mbi varfërinë të Bankë Botërore në Kosovë, mbi 18 për qind llogaritet varfëria e përgjithshme, kurse mbi 5.1 për qind varfëria ekstreme – që tregon se njerëzit nuk mund t’i përmbushin nevojat themelore në ushqim.
“Shkalla e varfërisë është më e larta në mesin e ekonomive familjare, që burim kryesor të të ardhurave kanë ndihmat sociale. Megjithëse shumica e të varfërve janë të përqendruar në ekonomitë familjare te të cilat burimi kryesor i të ardhurave të tyre vjen nga rroga në sektorin privat, që është 34.7 për qind, rreth 11.8 për qind e të varfërve raportojnë të ardhura nga asistenca sociale si burimi kryesor i të ardhurave familjare”, tregon raporti i BB-së, përcjell Telegrafi.
Po ashtu, sipas Agjencisë së Statistikave, mbi 53 për qind e familjeve në Kosovë, shpenzimet për strehim dhe banim i paraqesin si barrë të rëndë.
“53.4 për qind e ekonomive familjare, shpenzimet për strehim janë paraqitur si barrë e rëndë financiare, për 36.5 për qind e ekonomive familjare shpenzimet për strehim janë paraqitur si barrë e lehtë financiare përderisa për 10.1 për qind e ekonomive familjare shpenzimet për strehim nuk paraqesin barrë financiare”, thuhet në raportin “Të ardhurat dhe kushtet e jetesës”.
Në fund, hulumtimet e bëra nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë, kanë theksuar se vlera e asistencës sociale për një muaj nuk përshtatet me nevojat e familjeve në bazë të madhësisë apo strukturës së tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHarroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
Mega Zbritja po vjen në Aztech!
Banka Ekonomike akoma më afër qytetarëve, shtrin rrënjët në Mitrovicën e Veriut
Planimetria ideale, jetesa e rehatshme, ky është kompleksi Linda
Ja çfarë thanë të ftuarit në event për modelin e ri Dacia Duster
DORA lansohet nga BPB
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët