Pandemia COVID-19 ka ndikuar në rënien e lindjeve në gjithë botën përfshirë edhe Kosovën. Në Kosovë në uljen e shifrave të lindjeve ka ndikuar edhe migrimi i të rinjve.
Kështu u tha me rastin e Ditës Botërore të Popullsisë, në një tryezë të organizuar nga UNFPA në bashkëpunim me Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, me temën “Të drejtat dhe zgjedhjet janë përgjigja. Qoftë rritja apo zvogëlimi i numrit të foshnjave, zgjidhja për të ndryshuar normat e lindshmërisë qëndron në prioritizimin e shëndetit dhe të drejtat riprodhuese të të gjithë njerëzve”.
Udhëheqësja e Zyrës së Fondi për Popullsi të Kombeve të Bashkuara (UNFPA) në Kosovë, Visare Mujko – Nimani tha se COVID-19 e ka përshpejtuar trendin botëror drejt niveleve më të ulëta të lindjeve.
Ajo tha se në uljen e lindjeve në Kosovë ka ndikuar edhe aspekti i migrimit, prandaj ajo kërkoi që institucionet e vendit të krijojnë politika të qartë që do ndihmojnë të rinjtë në planifikimin e të ardhmes së tyre.
“Të gjithë e dimë që pandemia COVID-19 mund ta ketë përshpejtuar së paku përkohësisht trendin global drejt niveleve më të ulëta të fertilitetit. Statistikat tregojnë një rënie të mprehtë të numri të lindjeve në shumë vende evropiane në fund të vitit 2020 nëntë muaj pas mbylljeve të para. Lajmet në lidhje me rënien e lindjeve nga COVID-19 kanë nxitur ankth dhe shqetësim në disa shtete, goditja e pandemisë dhe ndikimi i saj në zgjidhjen riprodhuese të njerëzve erdhën në një kohë kur nivelet e lindshmërisë veçse ishin shumë të ulëta në mbarë botën. Në Evropën Lindore ky problem është rritur edhe nga emigracioni. Njerëzit jo vetëm që nuk kanë fëmijë por edhe janë larguar masivisht nga vendet e tyre në kërkim të mundësive më të mira diku tjetër, për pasojë popullsitë e këtyre vendeve janë zvogëluar. Edhe Kosova si gjitha vendet e Ballkanit po përballet me çështjen e migrimit dhe institucionet duhet të krijojnë politika që do ofrojnë një mjedis në të cilin të rinjtë kosovar do të ndihen të sigurt për të planifikuar të ardhmen e tyre dhe për të krijuar familjen e tyre”, tha ajo.
Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku derisa tha se pandemia edhe në Kosovë ka ndikuar në rënien e fertilitetit u shpreh se qeveria e Kosovës ka ndërmarr masa konkrete për ringjalljen ekonomike që do ndikoj edhe në mirëqenien e qytetarëve dhe planifikimin familjar.
Ajo tha se si qeveri po punojnë në luftimin e krimit dhe korrupsionit me qëllim që të krijohen më shumë për të rinjtë.
“Mendoj që si parakusht që ne t’i realizojmë të gjitha këto është që vërtetë njëri nga zotimet kryesore që i kemi dhënë në fushatë dhe do i qëndrojmë besnik deri në fund është që mos të keqpërdoret paraja publike sa do që kemi qenë edhe të varfër ne më shumë kemi qenë të vjedhur dhe unë supozoj se qeveria aktuale e ka luftimin e krimit, korrupsionin e organizuar institucional nëse arrijmë këto t’i minimizojmë mendoj që do kemi shumë më shumë mundësi t’i mbështesim këto familje që të vendosin të rinjtë dhe të rejat që të krijojnë familje dhe të mbesin këtu që popullata të rritet në mënyrë të natyrshme duke e parë perspektivën jo me shtytje por të mundësojmë edhe në ruajtjen e shëndetit riprodhues”, tha Kollçaku.
Koordinatorja për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrike Richardson tha se tkurrja e popullatës do qëndroj edhe për një kohë, prandaj sipas saj politika ekonomike dhe fuqizimi i gruas do luante rol kyç që situata në këtë aspekt të përmirësohej.
Ajo tha se edhe migrimi i të rinjve është sfidë për Kosovë.
“Kemi parë që është zvogëluar numri i lindjeve dhe kjo është diçka që të gjithë ne duhet të pajtohemi dhe besojmë që ky zvogëlim i lindjeve do qëndroj për një kohë, familjet tani më nuk kanë fëmijë aq sa kanë pasur më përpara dhe të në të njëjtën kohë COVID ka shkaktuar tkurrje edhe më të madhe të këtij zvogëlimi të fertilitetit, pra në disa shtet ka tendenca që të bëhet rikthimi pak a shumë nuk e di deri në cilën shkallë ky trend do qëndroj kështu por disa nga gjërat që neve i dimë dhe kjo është ai veprimi për balancim. Kur e shohim tkurrjen e popullatës e dimë edhe në Ballkanin Perëndimor vërehet kur të rinjtë largohen dhe kjo kombinohet me normat e ulëta të fertilitet. Të rinjtë që po largohen kjo është sfidë se do ta keni një popullatë të vjetër se kush do kujdeset për ta, nëse investoni në kujdesin shëndetësor mund të jeni produktiv deri në moshën 70 sepse nuk u duhet të keni mbështetje, apo të jeni barrë e sistemit shëndetësor nëse investoni në kujdesin shëndetësor, kujdesi shëndetësor është i rëndësishëm”, tha ajo.
Kryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Ilir Berisha tha se regjistrim i popullsisë i cili ishte planifikuar të realizohej këtë vit, për shkak të pandemisë është shtyrë për vitin e ardhshëm
“Bëjmë edhe regjistrimin e popullsisë ku nxjerrim një numër të madh të treguesve demografik, social ekonomik, aktualisht ASK është e angazhuar në projektin e regjistrimin e popullsisë, si projekti më i madh i saj që ka qenë në plan të realizohet këtë vit por për shkak të kushteve me COVID është shtyrë por ne jemi në vlugun e aktiviteteve tona”, theksoi Berisha.
11 korriku shënon Ditën Botërore të Popullsisë, dhe qëllimi i kësaj dite është që të fokusohet vëmendja e gjithë botës në rëndësinë e çështjeve të popullsisë. Ideja për këtë ditë lindi kur popullsia e botës arriti në 5 miliardë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sulmohen me kaçavidë dy persona në Deçan, dy të dyshuar dërgohen në mbajtje dhe një tjetër arratiset
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025