Panairi i makinave në Mynih mbyllet pasi tërhoqi mbi 500,000 vizitorë

Panairi i makinave i këtij viti në Mynih tërhoqi më shumë se 500,000 vizitorë, duke tejkaluar pak shifrën e vitit 2023, thanë organizatorët në mbylljen e eventit të dielën.
Gati 750 ekspozues nga 73 vende morën pjesë në panairin e makinave IAA Mobility, i cili zgjati gati një javë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Fokusi ishte te modelet e reja elektrike nga markat gjermane dhe një prani rekord nga konkurrentët e tyre kinezë.
Klima e vështirë ekonomike dhe planifikimi i Bashkimit Evropian për heqjen graduale të automjeteve me motor me djegie të brendshme nga përdorimi ishin temat kryesore të debatit.
Panairi u shoqërua me protesta dhe tubime të organizuara nga grupe mjedisore dhe aktivistë të klimës.
Ata akuzuan panairin tregtar se promovonte një të ardhme të dominuar nga makinat që do të dëmtojë njerëzit dhe natyrën.
IAA u zhvendos nga Frankfurti në Mynih në vitin 2021. Organizatorët e vlerësuan edicionin e këtij viti si një sukses, duke thënë se numri i lartë i vizitorëve tregonte se koncepti po pritej mirë. /Telegrafi/


















































