Me moton “Bashkë mundemi”, sot në sheshin “Zahir Pajaziti” është hapur panairi në të cilin organizata të grave, gra në biznes dhe individë të tjerë po promovojnë produktet e tyre tradicionale.
Ky panair është bërë i mundur me mbështetjen e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA dhe në bashkëpunim me organizatën joqeveritare “Rona” .
Shefi i zyrës së TIKA-së në Kosovë, Hasan Burak Ceran u shpreh se qëllimi i këtij panairi është të ndihmohen organizata e grave për të promovuar produktet e tyre vendore.
“Ju e dini se projektet tona janë të fokusuara për njerëz, prandaj ishte shumë e rëndësishme që ta bëjmë një organizim së bashku me organizatat e ndryshme të grave për ta promovuar produktet vendore dhe produktet e punuara nga gratë“, ka thënë Ceran.
Gratë pjesëmarrëse janë shprehur optimiste se do fitojnë nga ky panair, dhe sipas tyre organizimet e tilla duhet të jenë më të shpeshta.
Selvete Krasniqi, pjesëmarrëse, thotë se tek ajo të gjithë të interesuarit mund të blejnë bizhuteri të ndryshme.
“Kam prezantuar çejzin punë dore edhe bizhuteri punë dore, të fytit, të dorës këto çka shkojnë krejt punë dore që shkojnë me grepë, me tentene. E dyta herë që marr jam kanë shumë e interesuar edhe më herët me marr pjesë por nuk munda të gjej lidhjen…Shpresoj na paguhet mundi dhe djersa që i kemi paguar këto”, tha Krasniqi.
Në panair po merr pjesë edhe Hana Zabeli, punuese e veshjeve kombëtare, e cila thotë se në mungesë të tregut të veçantë për të promovuar punimet, panairet e tilla janë të domosdoshme për të zhvilluar veprimtarinë e tyre.
“Ne kemi prezantuar sot këtu ato çka na merr mendja që shkon, më shumë veshje të vogla më së shumti për fëmijë, kemi edhe për të rritur, kemi për meshkuj, femra, kemi edhe disa dekorime me rruaza të veshjeve që janë, kështu që po shoh që ka të interesuar. Për këtë vit është e katërta. Jemi të kënaqur mundet edhe më shumë por jemi të kënaqur sepse ne nuk treg tjetër përveç panaireve”, u shpreh ajo.
Nga Mitrovica për të promovuar reçelet dhe turshitë e saja, kishte ardhur edhe Nadire Hasani, e cila tha se panaire të tilla janë ndihmesë e madhe për gratë në biznes.
“Kjo është një ndihmesë e madhe për neve për t’i shitur produktet tona të cilat merremi me ajvar, gjema, reçele dhe turshia të ndryshme. Kjo është një organizatë që neve shumë na ka ndihmuar dhe besoj që në të ardhmen ka me na ndihmua gjatë dhe të ketë panaire më të shpeshta. Besoj që ka me pas punë, katër ditë është domethënë të kemi punë më shumë“, ka deklaruar ajo.
Ndryshe, në panairin “Bashkë Mundemi” po marrin pjesë rreth 70 pjesëmarrës, dhe ai do të zgjasë deri më 19 gusht. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Butrinti – Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara
Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re