LAJMI I FUNDIT:

Pamjet që po shpërndahen në rrjetet sociale: Kështu dukej brenda aeroplani që u largua nga Kabuli

Pamjet që po shpërndahen në rrjetet sociale: Kështu dukej brenda aeroplani që u largua nga Kabuli

Një fotografi e pjesës së brendshme të një aeroplani që largohet nga Kabuli po përhapet në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për aeroplanin ushtarak amerikan US Air Force C-17, i cili, siç shkruan Defense One, fluturoi nga Kabuli të dielën, përcjell Telegrafi.


Sipas Defense One, e cila mori fotografinë nga zyrtarët ushtarakë, 640 persona ishin të grumbulluar në aeroplan, shumë herë më shumë se sa pritej, kjo pasi aeroplani në fjalë është i projektuar të bartë vetëm 150 persona.

Ndryshe, dhjetëra afganë po ikin nga talebanët, të cilët po përparojnë me shpejtësi dhe po marrin pushtetin në të gjithë vendin.

Le të shtojmë se fotografia nuk është, siç shkruajnë shumë media, nga pjesa e brendshme e aeroplanit nga i cili ranë njerëzit, i cili fluturoi nga Kabuli të hënën.

Aeroplani në foto thuhet se u ngrit të dielën, një ditë para skenave të tmerrshme nga aeroporti i Kabulit, kur mijëra njerëz të dëshpëruar po përpiqeshin të gjenin ndonjë rrugëdalje nga vendi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori