Kim Kardashian është fotografuar dhe xhiruar duke u përpjekur që të ngjitet shkallëve gjatë Javës së Modës në Milano, ndërsa një video është bërë virale në internet.

Se fustanet e Dolce & Gabbana nuk shkojnë mirë me shkallët e ka dëshmuar bukuroshja, e cila e ka pasur të vështirë të ngjitet shkallëve.


Pavarësisht vështirësive gjatë ngjitjes së shkallëve, Kardashian dukej e mrekullueshme me një fustan të kuq dypjesësh nga Dolce & Gabbana.

kim3 1 e1677430204669 (Foto: BackGrid)

Pjesa e sipërme ishte një bralet, kurse pjesa e poshtme e fustanit ishte e gjatë deri në dysheme, me një prerje shumë të ngushtë.

kim8 1 (Foto: Instagram/@chrisappleton1)

42-vjeçarja e ka kompletuar veshjen e saj me një mini çantë Dolce & Gabbana dhe një palë taka të zeza. /Telegrafi/