LAJMI I FUNDIT:

Pamjet e reja nga grabitja në Rinas, tregojnë se si u futën grabitësit në pistë të pa shqetësuar

Pamjet e reja nga grabitja në Rinas, tregojnë se si u futën grabitësit në pistë të pa shqetësuar

Rreth një muaj nga grabitja e Rinasit, deri tani policia ka ndaluar 6 persona, ndërsa thuhet se hetimet janë në vazhdim. Sipas autoriteteve po punohet për arrestimin e krahut të djathtë të Admir Muratajt, Klement Çalën si dhe vëllait të tij. Po ashtu kërkime janë zhvilluar dhe për gjetjen e miliona eurove që u morën nga avioni, mesditën e 9 prillit.

Ndërkohë Vizion Plus ka publikuar disa pamje ku duket se furgoni me mbishkrimin “Hetimi tatimor ” pasi shpërthen derën e zjarrfikëseve, vazhdon rrugën në pistë i pa shqetësuar nga askush.

Këtu mund t’i shihini pamjet me video


Për të shmangur kontaktin me pasagjerët dhe patrullat e ICTS-së , furgoni i grabitësve kalon nga pas avionëve të parkuar për të mbërritur tek tek avioni ku po i ngarkoheshin paratë drejt Vjenës, i cili ishte i fundit në radhë.

Grabitja në Rinas, rrjetet sociale e tradhtojnë Dajën nga Kosova
Lexo po ashtu Grabitja në Rinas, rrjetet sociale e tradhtojnë Dajën nga Kosova

Në pamje duken mjetet e kompanisë private për sigurinë e aeroportit që lëvizin në drejtim të kundërt me grabitësit, ndërsa nga hetimi ka rezultuar se strukturat e policisë kufitare Rinas, janë vënë në dijeni të paktën 5 minuta me vonesë pas çarjes së rrethimit.

Për grabitjen 5 të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa një nga krerët e dyshuar të grupit Admir Murataj mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e ndërhyrjes së shpejtë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Kalo në kategori