LAJMI I FUNDIT:

Pamjet e para të BMW iX3, SUV-it elektrik që rivalizon me Mercedes EQC (Foto)

Pamjet e para të BMW iX3, SUV-it elektrik që rivalizon me Mercedes EQC (Foto)

Me këtë rast, BMW dëshiron të tregojë se të gjitha modelet iX3, do të rivalizojnë me makinat elektrike nga Mercedes

Nuk është më sekret, se BMW është duke i bërë elektrike të gjitha linjat e prodhimit – herët apo pak më vonë, transmeton Telegrafi. Brenda vitit 2019 dhe 2015, ky prodhues gjerman do t’i lansojë 12 vetura tërësisht të reja, që lëvizin në sje të baterive të mbushura me rrymë. Pak kohë më parë, është parë një hibridin X3 teksa testohej në natyrë, më herët disa vetura të modifikuara, për shkak se nuk kanë nevojë të lëvizin me ndezje të brendshme.

Imazhet që janë shkrepur së fundmi në një pjesë malore të Suedisë, e tregojnë modelin iX3, teksa testohej në shtigjet me borë. “Testimi makinës elektrike” ka qenë shenja e vendosur në të, që konfirmon se çfarë aktiviteti ishte duke u zhvilluar. Në pjesën e pasme i mungon gypi për nxjerrjen e gazit, teksa anash ka pjesën që lidhet me mbushës, por nuk dihet çfarë i nevojitet grilli aq i madh.

Sipas pamjeve të para, njohësit thonë se është një SUV që do të rivalizojë Mercedes EQC, Audi E-Tron dhe Jaguar i-Peace. Me mundësi të lëvizë për 320 kilometra me një mbushje, ky model pritet të jetë konkurrent i fortë edhe për Model X. Megjithëse rivalët e tij prezantohen gjatë këtij viti, iX3, nuk pritet të shihet para vitit 2019 apo edhe 2020. /Telegrafi/