Toyota ka njoftuar së fundmi për mjaft risi, por jo se do ta rifreskojë edhe Land Cruiser

Pa asnjë paralajmërim, është bërë e ditur se Toyota do ta ri sjellë modelin Land Cruiser, përmes disa imazheve të rrjedhura, transmeton Telegrafi.


Fotografitë e shpërndara nga një llogari në Instagram, e tregojnë pjesën e përparme me përmasa shumë më të mëdha dhe agresive, grillin gjigant, teksa pjesën e pasme e ka të ngjashme me modelin aktual.

Bazuar në punimet e deritanishme, mund të thuhet se ky model ka nevojë për shumë punë dhe se nuk pritet ta shohim së shpejti.

Njohësit e automobilizmit bëjnë të ditur se është i ngjashëm me Land Cruiser GXR, që është shitur vetëm në Lindjen e Mesme. /Telegrafi/

Pamjet foto 2

Pamjet foto 3

Pamjet foto 4