Një video amatore e filmuar me telefon të mençur shfaq momentin kur studentët vrapojnë shkallëve të kolegjit për t'i shpëtuar plumbave të kolegut të tyre, i cili qëlloi për vdekje 20 persona dhe mbi 68 tjerë plagosi.

Sulmi i përgjakshëm që ndodhi në qytetin Kerch në Krime, ishte shkaktuar nga 18-vjeçari Vladislav Roslyakov, i cili pasi shkrepi plumbat e parë studentët janë parë duke vrapuar nëpër korridore e shkallëve që t'i shpëtojnë plumbave, transmeton Telegrafi.


2 100

Në mesin e viktimave janë 15 studentë nga mosha 15 deri në 19-vjeç si dhe 5 profesorë. Ndërkaq sipas autoriteteve të sigurisë sulmi është cilësuar si vrasje masive e jo si sulm terrorist siç ishte menduar në fillim.

4 65

Autori i masakrës që me vete kishte pushkë të kalibrit të ndryshëm, besohet se kishte bërë edhe një bombë artizanale me të cilën kishte dëmtuar disa dyer dhe dritare.

5 49

Profesori Vladislav Miroshnikov, ka pranuar se viktimat kishin sakrifikuar veten që t'i shpëtojnë shokët dhe shoqet e tyre që patën rastin të ikin nga plumbat. /Telegrafi/

6 35

7 27

8 26