Pamje të reja të sulmit në Pragë - sulmuesi u sistemua në ballkonin e objektit me pushkën e tij të gjatë dhe qëllonte pa pushim

Pamje të reja janë publikuar në internet lidhur me sulmin masiv që tronditi Çekinë pasditen e së enjtes, në një objekt universiteti në Pragë.
I dyshuari që vrau 14 persona dhe plagosi 25 të tjerë është parë në ballkonin e objektit universitar duke shtirë pa pushim me pushkën e tij të gjatë me optikë, transmeton Telegrafi.
⚠️??More Footage released of the Prague shooter opening fire from the rooftop of Prague University. pic.twitter.com/bVJk7aktHV
— Ignorance, the root and stem of all evil (@ivan_8848) December 22, 2023
Sulmi i cili ndodhi në objektin e Fakultetit të Arteve të Univeristetit Charles, cilësohet si më i rëndi në historinë e Çekisë.
Pasi kishte kryer sulmin në këtë objekt, i armatosuri kishte vrarë vetën pasi ishte rrethuar nga autoritetet.
Autoritetet thanë se provat sugjerojnë se sulmuesi kishte vrarë gjithashtu një burrë dhe vajzën e tij të vogël në një pyllë afër Pragës, javën e kaluar. Megjithatë kjo mbetet për t’u konfirmuar.
Zyrtarët thanë në një konferencë shtypi të premten se studentët u barrikaduan në dhomat e ndërtesës së universitetit gjatë sulmit dhe se policia duhej të shkonte kat më kat për t'i nxjerrë ata jashtë.
Pamjet dramatike tregojnë njerëzit duke kërcyer nga parvazi i ndërtesës së një universiteti në Pragë

Disa pamje të tjera të cilat bënë xhiron të enjten, tregonin se si një numër studentësh u fshehën në parvazin e objektit për t’i shpëtuar sulmuesit. /Telegrafi/









































