Mbi 18 mijë vetë kanë gjetur vdekjen gjatë konfliktit shtatë vjeçar mes forcave qeveritare dhe grupit Boko Haram në Nigeri.
Kjo organizatë terroriste tërhoqi vëmendje pas rrëmbimit të qindra vajzave të mitura nga një shkollë nigeriane.
Deri tani organizata ka vepruar në fshehtësi, por Zëri i Amerikës ka arritur të sigurojë materiale filmike që dëshmojnë natyrën mizore të Boko Haramit dhe metodat e terrorit që përdor organizata për të mbajtur nën kontroll popullatën në zonat që kontrollon. Në pjesën e parë të një seriali të realizuar del në pah natyrën e vërtetë të Boko Haramit.
Në fshatin e vogël Kumshe në shtetin Borno të Nigerisë, banorët mblidhen nën diellin e mëngjesit. Një ndër organizatat më mizore në botë përgatitet të shpalosë diktatin e saj të tmerrit dhe frikës.
Pamjet nuk janë transmetuar më parë publikisht. Në të shihen fshatarët e mbledhur me urdhër të Boko Haramit për të parë rrahje dhe ekzekutime publike të kryera nga anëtarët e organizatës në emër të versionit të saj të shtrembëruar të fesë islame.
Këto imazhe janë pjesë e 18 orë videosh të regjistruara nga vetë Boko Haram. Zëri i Amerikës arriti të shtjerë në dorë këto dëshmi të fushatës së brutalitetit që po ushtron ky grup.
Në një periudhë shtatë vjeçare janë vrarë mbi 18 mijë vetë nga dhuna në Nigeri dhe vende fqinje, shumë prej tyre në gjyqe publike të kësaj natyre. Gjyqet shërbejnë si mjet për t’u kujtuar spektatorëve se kush e kontrollon këtë zonë.
Një gjykatës u afrohet të akuzuarve për trafik droge dhe i pyet nëse janë dakord me vendimin se janë fajtorë dhe me dënimin me vdekje.Një prej tyre proteston duke thënë se është i pafajshëm.
Turma brohoret “Zoti është i Madh!” Të gjithë duhet të brohorasin, përndryshe mund të akuzohen si tradhtarë, pasi po mbajnë anën e të akuzuarit.
Të akuzuar të tjerë ndëshkohen me rrahje me kamzhik. Ndër ata që ndëshkohen është edhe një burrë i moshuar … edhe një djalë i vogël. Kur mbarojnë goditjet me kamzhik, djali përkulet për të nderuar flamurin e Boko Haramit.
Pas rrahjeve që vazhdojnë për 30 minuta vjen momenti për ekzekutimet. “Emiri” i Boko Haramit i lidh duart njërit prej të dënuarve… më pas afrohet një person me kallashnikov dhe e qëllon për vdekje. Skena përsëritet edhe me dy të dënuarit e tjerë.
Përreth trupave të tre të ekzekutuarve anëtarët e Boko Haramit ulen në gjunjë, puthin tokën dhe luten.
Nuk ka vend për dyshime dhe mëshirë në atë që Boko Harami e quan zbatim të drejtësisë. “Është drejtësia e Perëndisë,” thotë një nga ekzekutuesit.
Sipas datës që ka videoja, ekzekutimet dhe rrahjet u kryen në fund të 2014, në një kohë kur Boko Harami kontrollonte Kumshen.
Ushtria nigeriane vjet e futi përsëri nën kontroll Kumshen dhe fshatra të tjerë në verilindje.
Por Boko Harami vazhdon të kontrollojë hapësira të gjera në zonat rurale. Pas shtatë vjet luftimesh, më shumë se dy milionë nigerianë janë zhvendosur nga banesat.
Një refugjat nga Kumshe pohon se pamjet janë nga gjyqet e Boko Haramit në fshatin e tij. I prekur nga kujtimet, ai tregon se shumë banorë të fshatit janë ekzekutuar, të akuzuar si trafikantë droge, përdorues droge apo tradhtarë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t’iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Stafi i USAID-it merr një email tjetër - urdhërohet të djegë dokumentet konfidenciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët