Pamje të frikshme: Mbi 1,000 njerëz të evakuuar pas rrëshqitjeve masive të tokës në Siçili

Mbi 1,000 njerëz janë detyruar të evakuohen nga një qytet idilik sicilian pas një rrëshqitjeje të tmerrshme toke prej 4 km të gjatë.
Një pamje tronditëse ajrore tregon qytetin kodrinor jugor Niscemi të vendosur në mënyrë të pasigurt në buzë të një shkëmbi me disa ndërtesa në rrezik të shembjes, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Dhe “humnerat e thella” të krijuara dhe copa të mëdha toke “të prera nga kodra” japin një ide për shkallën e rrëshqitjes së tokës.
A massive landslide is destroying an entire town in Sicily
Homes, roads, and entire neighborhoods in the town of Niscemi are sliding down a hillside. The mayor has called the situation “dramatic.”
The landslide, triggered by heavy rainfall, continues to expand. Hundreds of… pic.twitter.com/rOxVplWDcz
— NEXTA (@nexta_tv) January 27, 2026
Nuk janë raportuar vdekje ose lëndime që nga incidenti i së dielës.
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rënien e tokës gjatë ditëve të fundit, sipas kryetarit të bashkisë Massimiliano Conti.
Conti e quajti situatën "të tmerrshme", duke shtuar: "Situata vazhdon të përkeqësohet sepse janë regjistruar shembje të mëtejshme".
👀 Aerial view of the enormous landslide in Niscemi, on the Italian island of Sicily, where collapses continue and more than 1,060 people have been displaced.
📹 Local TEampic.twitter.com/7YnOMAZrtn
— Volcaholic 🌋 (@volcaholic1) January 26, 2026
Shkollat u detyruan të mbyllnin dyert e tyre të hënën, dhe Conti tha se po punohet për të rivendosur rendin në qytet.
Autoritetet lokale thuhet se po punojnë me policinë, zjarrfikësit dhe njësitë e mbrojtjes civile për të përcaktuar një plan veprimi. /Telegrafi/




















































