Pamje që thuhet se tregojnë rrëmbimin e kryebashkiakut nga sheshi i qytetit Melitopol në Ukrainë

Një video e shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, duke përfshirë edhe median opozitare bjelloruse, NEXTA, është pretenduar se tregon Ivan Federov duke u tërhequr zvarrë nga një ndërtesë në qytet.
Nga “kontrollimet” e BBC-së, pamjet duket se janë një regjistrim CCTV duke parë shatërvanin në Sheshin e Fitores, në qendër të qytetit të Melitopol, përcjell Telegrafi.
Megjithatë, mediumi britanik ka thënë se nuk mund të verifikojë nëse individi i paraqitur është Federov.
Ndryshe, më herët, këshilltari i Ministrisë së Brendshme, Anton Herashchenko tha se Fedorov ishte rrëmbyer nga një "qendër krize" në qytet me një qese plastike mbi kokë.
Rusia nuk i ka komentuar ende akuzat, të cilat ministria e jashtme e Ukrainës i ka përshkruar si "krim lufte". /Telegrafi/

















































